Duke u menduar
Skaj rrugës shkonte
Me shkopin e bardhë
Drejtimin caktonte.
Njerëzit e shikonin
Dikush i ndihmonte
Të arrinte në cak
Më shpejt dëshironte.
Është vështirë pa sy
Rrugës për të shkuar,
Ndoshta shkopi i bardhë
Diçka i ka ndihmuar.
Njerëzit e shikonin
Dhe u dhimbsej i shkreti,
Si ka mbetur pa sy
Mendonin vetë më veti.
Rruga i dukej e gjatë
Dhe mallkonte veten,
Çka u bë me mua
Kush ma nxiu jetën?
Jeta është plot sfida,
Por duhet përballuar
Edhe ashtu i verbër
Disi duhet jetuar.