Thursday, October 17, 2024
BallinaVitrina e libritIRMA KURTI - LULËKUQJA

IRMA KURTI – LULËKUQJA

Këtë lulëkuqe nuk ta mbolla unë baba
në banesën tënde të fundit, asnjë dorë
njerëzore nuk do të mundej ta mbillte
kurrë kaq bukur…

Këtë lulëkuqe nuk ta mbolla unë baba,
di vetëm që ty të pëlqente aq shumë,
përpara saj kam mbetur e mrekulluar
dhe e heshtur unë.

Ndoshta ajo pranverë që ti e adhuroje,
natyra që tani të ka bërë pjesë të saj,
e çeli lulëkuqen, që përmes petaleve
të flasim bashkë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT