Thursday, October 17, 2024
BallinaVitrina e libritLanda Molishti-Prozë poetike

Landa Molishti-Prozë poetike

Ç’të shkruaj?!
Mendohem?!
Ulur kokën në tryezë, jam e vetmuar.
Errësirë…, qetësi…
Ç’të shkruaj?!
Kurrë s’m’u ngrohë zemra, asnjë përgjigje pozitive?!
Mos u mërzitni për mua.
Thellohuni!
Mendoni për veten, për të ardhmen e brezave tanë.
Ku po shkojmë kështu?!
A mos vallë, djalli ka zënë rrugën tonë?!…
Ngrihuni!
Të gjithë së bashku të luftojmë për të drejtat tona.
Gabimet tona të jenë mësim për ne.
Kurrë nuk është vonë për t’i korrigjuar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT