Një pasqyrë e mbuluar me pluhur, me copëza të plasaritura,
Hija e largët, e panjohur për sy,
Më vrojton ftohtë, stoike dhe e heshtur,
Zemra më rreh me ritme të humbura.
Fytyra që dikur më njihte labirinthin e mendjes,
Më rri si maskë, mbulesë e zbrazët,
Copëzat e pasqyrës mundohem ti mbledh,
Por, më humbin si rëra që përqafon dallgët.
Shpirti i zbrazët, si qiriu që digjet dalëngadalë,
Ec nëpër rrugët që kam krijuar
Hapat më tingëllojnë të pasigurtë,
Hija më endet në terr.
Një flakë ndizet thellë në errësirën boshe,
Një thirrje që më prek në zemër,
Maska tretet ndalëngadalë në flakën që lind,
Si një flutur që hap krahët drejt një drite të pafundme.
