Ishim gjashtë fëmijë, gjashtë.
Nuk ngopeshim kurrë, nuk ngopeshim kurrë.
Për pak kafshata më shumë.
Gatuante Nëna tre vezë të vetme.
Ju shtonte niseshte dhe ujë.
Që ushqimi të dukej më shumë,kuptohet.
Ajo kohë ishte varfëri, e tëra varfëri.
Por sa e lumtur ndihej ajo kur mbllaçiteshim.
Ohh…Dhe sa bukur buzëqeshte, na dukej Perëndi.
Pastaj na fërkonte, na fërkonte dhe përkëdhelte.
Na pyeste:- U ngopët bijtë e Nënës, u ngopët?
Ah, Nëna jonë e dashur e kishte merak.
Nuk donte kurrë të na shihte të qanim nga uria.
Pastaj e ngadhënjyer merte tiganin e madh.
E fshinte fundin e tij dhe hante të fundit kafshatë.