Nëna ime s’ishte
as Evë, as Mari,
ashtu siç nuk ishte
Hava a Merjem,
por të them, di:
“Motër me Penelopë.
Një vejushë në përkushtim
për fëmijë
dhe pse lidhja burrë-grua
bërë me lajmësi”
Nëna ime njohu
veç një dashuri,
të NËNËS për fëmi
dhe pse
mbuluar me bukuri!
Pesë vjeçe,
isha a s’isha,
u mahnita
nga pulpa e saj e bardhë
kur tumanin ngriti!
S’njohu lidhje të dytë
as sheshit,
as në fshehtësi.
Besonte në Perëndi,
respektin në njerëzi.
“Nëna është NËNË
dhe fëmijtë
për të, gjithçka
të sajtë, sy!”
Vajzave u dha liri
(me kufizime.)
E dija
dhe e di
nëna do më falte:
Bekimin në dashuri,
me zor,
pëlqim në ndarje,
pëllëmbën në tradhëti!
Kjo ishte NËNA ime!
