Për njat za që vjen nga Shkodra
Po më del një lot gëzimi
Sa e vogël qënka bota
kur mes vargut ikën dimri.
Po më vika jargavani
Nga një bahçe pranë rrugice
Fal me shndet, o Shkodër mjalti
Që më sjell fllad shqiptarie.
Po m’sjell erë prej Taraboshi
Mbi një gonxhe galdon kanga
Shkodra, djep që e përkund zoti
Sjell legjendën nga kalaja
Ma dëbon thinjën tek floku
Sjell behar në palcë të dimrit’
Me petale borziloku
Bëj buqetën e urimit.
M’paske bërë si peshkatar
Tuj sjellë krapin nëpër rrjeta
Qofsha valë në breg të bardhë
Kur flutroj si zog në detra.
Në Parrucë mbledh zambakë ,
N’Kafe t‘Madhe dëgjoj bejte
Ç’po më vjen si pulë bardhë
O moj nuse e përjetshme.
M’sjell Migjenin n’pikë të vargut
N’Bahçallëk po kndoj një jare
N’Lagje t’Rusit pranë oxhakut
Qënkam bërë si gjysh përralle.
Për njat za që më sjell Shkodra
Derdh në det gjithë pasuritë
Doracaku që çel porta
M’zgjon të gjitha dashuritë .