Këtu u linda
Këtu do të vdes
Tokë amanetesh.
Kam zbuluar shumë eshtra heronjsh
Dhe tehe shpatash
Në muzeun e dherave.
Kam parë mure gërmadhash që kullojnë plagë
Mburoja të thyera
Dhe gjurmë nga troku i kuajve.
Nuk ndoqa ikanakët
Që mësynë udhët
E shkruan histori tjetër.
E ruajta një fole
Sa për dy zogj
Me shpresë se do të çilnin vezë të reja.
Një ditë do të largohem
Nuk do të marr me vete.