Saturday, December 21, 2024
BallinaVitrina e libritDava Gjoka -DASHURO PRA DHE TI O NJERI

Dava Gjoka -DASHURO PRA DHE TI O NJERI

Dikur fluturoja prej moshës rinore,
e nga gëzimi hidhesha përpjetë
Tash pleqëria po m’kap përdore ,
lëshomë, i them unë ,se eci vetë


Se do të plakesha kurrë s’e dija ,
veç fluturoja krejt si erë
Ishte vetë mosha siç ishte rinia ,
të gjitha stinët më dukeshin Pranverë


Dhe pleqëria një ditë troket ,
e vjen ashtu si pa kuptuar
Por unë do t’plakem kur dua vetë ,
se shpirtin e kam të dashuruar


E dua jetën,dua natyrën,
dua gjithçka që më rrethon
Se dashuria ndryshon fytyrën ,
veç lum ai që dashuron


Pleqëria s’ka punë me mua,
se shpirtin e kam me dashuri
E dua jetën ,njerëzit i dua,
dashuro pra dhe ti o njeri

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT