Ne arkivin e babait tone ndodhet edhe nje kartoline shume e bukur,e shkruar me shkronja ari,”Gezuar Krishtlindjet “,e vitit 1931, derguar nga Murat Kallulli , nga Sasaji,ne ate kohe student ne liceun e Korçes,babait tone Remzi Serjani. Murati,pasi mbaroi liceun,fitoi bursen me konkurs, per mjekesi ne Paris.Gjate viteve te shkollimit atje,vinte me pushime gjate veres .Qe i fejuar me Megjuze Husin ,te bijen e Osmen Husit ,motren e Enver e Asqeri Husit dhe Misarete Husit .Nga fundi i vitit 1942 e me fillimin e vitit 1943 ,Murati nuk u kthye me ne Shqiperi .Pas Çlirimit ,dergoi nje pako me sende te ndryshme ,iu tha nga autoritetet ,se,pakua u kthye ,pasi u refuzua nga njerzit e tij ,per shkak te regjimit politik te vendosur ne Shqiperi .Kete e ka pohuar Xhafer Ahmati,ne ate kohe punonjes ne Poste-Telegrafen e Sarandes Ne vitet’30-te te shekullit te kaluar ,ne Korçe ,jeta kulturore-artistike ,ishte shume e pasur .Atje botoheshin libra, gazeta dhe revista ,kishte grupe teatrale ,kengetaresh e instrumentistesh ,si dhe shtypshkronja “Dhori Koti” ,ku shtypeshin shume libra te autoreve shqiptare dhe te huaj ,ne origjinal dhe te perkthyera .Babai yne duke patur nje shoqeri shume te ngushte me Muratin,shkembenin shume letra dhe kartolina me njeri tjetrin .Me kerkesen e babait,por edhe me vullnetin e tij,Murati i dergonte libra shume te çmuar .Pjesa me e madhe e ketyre librave ,u dogjen nga Greku i Dyte ,1940-1941 Shpetuan shume pak .Pervec librave dhe revistave “Java”,e ndonje tjeter,shpetuan disa libra fetare ,por edhe kartolina qe thame me larte .Prapa kartolines eshte shkruar urimi për Krishtlindjet dhe disa kerkesa te Muratit ,pra ,ka edhe formen e nje letre Me veshtiresi kemi nxjerre permbajtjen ,per shkak te zbehjes se bojes se shkrimit ,nga koha e gjate dhe agjentet atmosferike .Kjo kartoline eshte e perthyer ne mese dhe pak e zhubrosur ,gje qe na bene te mendojme se,kjo kartoline i eshte marre babait tone edhe nga fshataret e tjere ,si shenje çmalljeje me Muratin .Ne ate kohe nje leter qe dergonte nje fshatare nga kurbeti ,apo nga nje qytet i larget ,behej publike dhe komentohej me mall, respekte e dashuri ,ne shenje vellazerimi .Librat qe dergonte Murati nga Korça lexoheshin dere me dere nga fshataret brenda ne Sasaj dhe ne fshatrat perreth Me poshte po japim tekstin e plote te shkruar nga dora e Muratit ne anen e pasme te kartolines:-Letra e Muratit nga Korça
(Në kartolinën e Krishtlindjeve)
– I dashur Remzi!
E mora letrën. U gëzuash që ndodheshe mirë me shëndet. Te tëra i këndova Përrallën e mëmë lubisë e këndova. Mirëpo je gabuar, se unë I kërkoja me fjalë te vjetra. Ti më ke shkruar fjalë, si:psh. dakort etj : Ti te keshe zënur një plak a plakë, se ata e ato nuk dinë fjalë të ra, e jo Ganin (Ganiun), se ai thotë fjalë si na te tjerët.
Prandaj shkruajmë këte herë përrallën e Xurxuliut me dhjakun, ashtu si të ta thotë ajo plaka. Pastaj ti nuk më shkrove për gjëra te fshatit që më interesojnë mua. Librat që më kërkon do të t’i dërgoj, po mjerisht humba listën. Të 301 fjalët e Imamit, I bleva dhe do të ta dërgoj. Prandaj dërgomë listën e ditë e falma fajin, po mos harro Xurxulinë me dhjakun. Baba Hoxhës të fala, – thuaj, – nga besniku I tij, nga ai, te cilin ai e ka marrë në sy te keq e s’e sheh dot e e quan qafir e të pa iman. Pashkët nga vit gëzuar me gjithë baba Hoxhën. Të fala kujtdo. Shkruajmë për gjëra që më interesojnë.
Murati. Korçë, më 21/XII/931


