Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritPiro Millona Minella-" Nje dite dimri ne Elbasan..."

Piro Millona Minella-” Nje dite dimri ne Elbasan…”

…Mengjes i zymte, dimer, por shyqyr nuk fryne era e marre e “Krastes”, qe me ka shoqeruar per afro 25 vjet. Tre qendra kane ererat e fuqishme ne Shqiperi, Tepelene, Milot dhe Elbasan.

Kunata e vogel, e dinte nepsin tim per “Bugace me simite” dhe e kishte blere. Te shoqeruar edhe me djath . Te them te drejten me shijoi. Nuk i shpetoj fot tunfimit dhe sa here kthehem ne Elbasan e marr nje doze te tille.

Me kujtohet qe e blija tek furra e Demir Allkes, ndjes paste. Sa here veja ai e hiqte racionim tim dhe asnjehere nuk me merrte te holla, shtonte me te qeshur:

-Pas incidetit te 18 shtatorit 1984, ti do te kishe vdekur nga qitja e pa vullnetshme e pistoletes dhe une do te isha rrasur ne burg. Keshtu qe e ke “gratis” racionin. Iku i ri miku im “Xhaxhurresi” i mire i urte.

Kafen e zgjodha ta pi me nje mikun tim, Bajram Shabanin, qe e takova rastesisht ne rrugicat ne dalje te Parkut “Rinia”, dikur kemi punuar bashke ne nje nga institucionet e shumta ku kam qene me detyra te ndryshme. Na shijoi kafja, por edhe bisedat dhe kujtimet me te ishin te plota ruheshin nga te dy te fresketa.

Nje zile dhe u ngritem. Do te merrja rrugen e kthimit per ne Tirane.

Gjate Bulevardit me Dolen shijuam edhe lokalet e bukura per gjat te dy kraheve. Ja kishin rritur vlerat atij Bulevardi. Ne krah te djathte u ndala para ish klubit “Dinamo”, me lidhin disa kujtime me ate Klub kur isha femije.

Ne krah te majte Teatri “Skampa” kuptohet shume me i rregulluar se ne kohen tone. Mbaj mend kolltuket e kuq te tij. Me ato pak fonde jemi munnduar ta mirembanim dhe te gjalleronim jeten artistike te qytetit.

Ne krah te djathte busti i Kostandin Kristoforidhit, i ulur akoma lexon, nuk hyn tek 1 milion shqiptare qe sic e thane statistikat nuk e kane prekur librin me dore.

Prapa tij shtrihet nje lokal i dashur me mua ne ate kohe ne ambjentet e tij une organizova dasmen time me 28 Nentor 1987. Kam kujtime dhe peripeci te asaj kohe teper te vesjhtire.

Me tutje ne te djathte Shtatorja e Aqif Elbasanit, relike e kohes tone qe me perkushtim e realizuam.

Sheshi para sahatiti ishte plot me izbat e vogla ku kryheshin sherbimet e ndryshme. Po edhe pak kend lojrashe per femije nuk i mungonte.

Sahati me kullen e tij te bukur. E mbaj mend qe jur hyra ne Bashki nje nga punent e para ishte te degjonim renjen e tij cdo ore. E rregulluam.

Ne te majte Sheshi i Rrapit te Bezistanit. Ndryshaur shume me kohen tone. Me i plote per zbulimin e vlerave qe mbart toka e Elbasanit, por i thare si Rrap.

Ne te majte Turizmi, dikur “Skampa” me ate gjalleri te dikurshme dhe me ato menekshet para tij dhe vjollcat ngjyra ngjyra.

Sheshi para Pallatit te Sportit ishte rregulluar dhe kishte edhe lojra per femije.

Ne te djathte ne vend te Kinemase ” 11 Nentori” tani shtrihet nje pallat gjigand dhe ne sallen e tij tani eshte nje supermarket i madh. Sa nostalgji kemi per ate Kiinema. Sa emnelsi sa dashuri dhe sa nostalgji kane marre me vete ajo salle e erret vetem me projektimin e filmit te rradhes. Sa puthje ne fshehtas, sa premtine por edhe sa ndarje.

….U ulem me Dolen ne kolltuk te autobuzit dhe morren rrugen per ne Tirane, duke lene prapa kujtimet dhe nostalgjite tona…..

( Ripostim i datës 29 dhjetor 2022)

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT