Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritMimoza Nebiaj-Në sytë e një gruaje…

Mimoza Nebiaj-Në sytë e një gruaje…

Në sytë e një gruaje,
Të vuajtur,
Sheh trishtim.

Në sytë e një gruaje,
Të helmuar,
Sheh hidhërim.

Në sytë e një gruaje,
Të vetmuar,
Sheh drithërim,
Sheh lot,
Asnjëherë gëzim.

Eh, çfarë sheh,
Dhe çfarë mbajnë
Brenda ata sy,
Gjithë misteret
Dhe dhimbjet e forta
Mbajnë aty…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT