Mos e gris inatin ti para meje..
(Sa shumë të bukuron kjo për dreq)
Ja, unë po i dehem një gote vere
Ç’prishur kam s’mundem ta ndreq!
Mos i gris dhe ata sy të bukur
(Në fakt të marrosin dhe ashtu.. )
Keq do dehem në k’të qoshe strukur
Sa hëna t’më qesh kuturu!
Portën kyçendryshkur, mos e hap!
(Në fakt porta ime vazhdon të qaj)
Si gotë do jem i thyer përqark
Sa zemra në copa të gjaket në faj!
Sa unë të desha, mos më duaj..
(Në fakt këtë ti kurrë se dite..)
Do më vrasësh, më shumë do vuaj
Ashtu i dehur mbi ty prej drite!