Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-ÇANTA E RËNDUAR

Murtez Asllani-ÇANTA E RËNDUAR

Fëmijët shkojnë në shkollë
gjithçka për të mësuar,
por çantën me libra
shumë e kanë t’rënduar.

Në secilën çantë
libra e fletore plot
edhe n’klasë të parë
që s’mund ta çojnë dot.

Duhet prindërit
fëmijët n’shkollë t’i çojnë,
se çantat e rënda
kurrizin ua dëmtojnë.

Është folur e përfolur
që disa vjet
që çantat e rëndë
të jetë më e lehtë.

Ku janë përgjegjësit
e arsimit tonë,
që për fëmijët tanë
më shumë të mendojë.

Sillën e pështillen
asgjë s’ka ndryshuar,
që disa vjet
për çanta është biseduar.

Çantat plot libra,
por pak njohuri,
nxënësit e vuajtur
nuk kanë lumturi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT