Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritBarie Çupi -Ç’më lëviz udhë…

Barie Çupi -Ç’më lëviz udhë…

Ç’më kërkon fjalë,
kur të hesht s’di pse dua,
të paprekshme botën,në botën time e kam,
më thuaj ç’të duash,
nata s’më ngjan mua,
as yll,as hënë,as errësirë nuk jam.


Ç’më zgjon pikëpyetje,
kur nuk i kam nën streh,
melodi pa zë m’janë të çarat e zemrës,
mbretëri e qiellit,ngrin e nuk fle,
s’jam gjumë,as zhurmë në ikje të brengës.


Ç’më nget guralecësh,
kur m’rëndojnë e prap i mbaj,
një shpat i lartë mali,më la frymë e sy,
përqaf ndjenjë e paqes,më përzë çdo faj,
s’kam thirr,s’kam dhimbt,
as përgjigje në dry.


Ç’më përkëdhel ajër,
tek përflaket afshi kohës,
perëndimet s’janë vdekje,as lindje,as magji,
bukuritë janë mister në cepin e gotës,
ku shuhet,dhe ndizet,e hiroset bardh e zi.


Ç’më lëviz udhë,
dhe piktorët janë udhëtarë,
sa pemë i lëshojnë gjethet,larg trungut të vjetër,
në terr të stuhive,drita është thesar,
as hap,as terren,veç një laps e një letër.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT