Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritDava Nikolli-NANA ASHT DIELLI I JETËS.

Dava Nikolli-NANA ASHT DIELLI I JETËS.

S’ka yll që ndriçon sa nana!
Asht ma e bukur se yjet e qiellit.
Edhe n’netët që s’del hana…
Ajo, ia lshon natës rrezet e diellit!


S’ka diell që ngroh sa nana!
Në mes t’akullit dielli i saj ngroh.
Shpesh e xhelozon edhe hana…
s’ka planet, që diellin e saj e ftoh!


Pa diellin e saj ftohet bota.
Errësina, çdo cep do t’zaptonte.
Veç errësin do t’kishte toka,
akulli i dhimbjes do ta mbulonte!


Nana asht dielli i jetës.
Asht lidhja harmonike qiell-tokë.
Për njerëzinë rilindje e shpresës,
pa nanën s’do t’kishim botë!


Nana asht përherë dielli.
I mjeri ai e ajo që s’e sheh të tillë.
I kthen sytë kot nga qielli…
N’ato shpirtra do t’ket’ errësin’!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT

Kastriot Malo-Nga ty njeri.

Arjana Fetahu Gaba-

Anila Toto-Mbaj në duar