Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritXhemajli Shala -Lojë maskash

Xhemajli Shala -Lojë maskash

Lojë maskash të frikshme
Sonte ndjehen shëtisin kudo
Edhe shtatë mallkimet heshtaz
Shoqërojnë sherr e pabesi


Shtatë fantazitë djallëzore
Sonte kanë emër dhe mbiemër
Le të dalin në shesh
Le t’ju qirret maska para publikut


Loja veqëse ka filluar
Fundin e saj askush se ndalon
Margaritarë të së keqës e nëntokës
Hedhin benzinë në zjarr me përkushtim


Shpirëzinjët dhe hijet e zeza
Sonte enden sonte lirshëm
Frigë e pushtoi shpirtin e pafajshëm
Hijet thonë edhe ne kemi hise këtu


Atëherë edhe tempulli i mirëbesimit
Në katrahur të frikësuar nga hijet e zeza
Thanë ata i sollën disa të paftyrë kajtagji
Që shtëpisë sonë të ja vënë flakën

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT