Wednesday, February 5, 2025
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri -TANGOJA JETË

Valbona Kolaveri -TANGOJA JETË

E ndiej në kumtin tim,
Dhe e dua ,
Ashtu si më vjen,
Në sfida ,dhe çaste të lumtura


Rrekem vetëtimthi
Hapat tia përpij,
E sa filloj të hyj në të
Më rrëmben nguti i saj,
Ritmi


Dashurohem me të
Gjer në marrëzi, tek shpresoj,
Aq sa zemra,
Më del guf prej vendit


Se krejt pak zgjasin lumturitë,
Fiks në atë çast
Të ngatërrohen hapat,
E rrëzohem,
Por çohem sërish
Të rikap lëvizjen e radhës,
Lëvizjen intuitë


Dhe nuk dorëzohem,
Se e di,
Që është vallëzimi më ideal,
E që ka muzikalitetin
Më të bukur,
Dhe hapat më të vështirë


Dhe dua të kërcej në të,
Çmendurisht,
Ashtu si dua unë,
Edhe në u coptofsha gjunjësh
njëmijë herë,
Tangoja jetë,
Është një dashuri,
Që kurrë nuk më përhumb.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT