Njeriu shpejt plakët
se vitet plotësohen,
trupi dhe shëndeti
sa shumë ndryshohen.
Zbehet fytyra
këmbët të lëshojnë,
lodhesh shpejt
këmbët pushim kërkojnë.
Të bien dhëmbët
fytyra shumë ndryshon,
të lëshon fuqia
dhe ndryshe jeton.
Me shkopin në dorë
lëviz dhe diku shkon,
por të kthehesh prapa
oh, sa shumë përton!
Sytë të lotojnë
dhe dora s’punon,
ka ardhur pleqëria
tash ti e kupton.
Rri pranë oxhakut
kërkoje qetësinë,
me nipa dhe mbesa
gjen lumturinë
