- O plak i mënçur,
pse rri i heshtur e s’më përgjiigjesh ?
Për një këshillë, për tënden fjalë,
nga larg kam ardhë. - Do jem i lodhur ndoshta o bir,
o fjala ime s’ka më fuqi.
A s’ma shef kokën, bërë borë e bardhë
e me bastunin shtova dhe një këmbë,
i palosur dysh,
mezi marr frymë e eci çalë- çalë.
Unë s’jam kursyer, kurrë të them fjalën
e me të hollë e me të trashë,
por ndonjëherë, fjala t’ish shpatë,
ose vare…
në ca kokë gurë, gjente një mur
të zinte vënd, s’arrinte kurrë
e i helmuar, vlerën e fjalës e shifja përdhe.
Dikujt i thash; “mos shkel atje,
se është e kalbur ajo copë dërrasë”.
Më hodhi shikimin me qesëndi
sikur po më thoshte; “ku merr vesh ti!”
e proferoj, me dërrasë e urë, në lum të bjer,
se “dinte shumë”, në dashuri me veten kish rënë
e këshilla e të tjerëve nuk kishte vlerë.
Kish nga ata, që s’dinin gjë tjetër,
por vetëm të flënë, të pinë e të hanë,
të rrufisin gota e të lëpinë sahanë,
e vinë të pyesin ekonominë si ca të tjerë,
pse nuk e kanë?
Më ka ardhur keq e ju kam thënë,
që jeta s’jetohet veç me të pirë e me të ngrënë.
Duhet dhe rregull, se gjithë ato,
që fiton në një muaj, me vështirësi,
brënda një ore, apo një dite, kollaj i prish,
sikur shkon era edhe ti fshin .
Ah, more djalë! Janë ca të tjerë shumë pelivanë,
që po të kenë në dorë një hallexhi,
e bien vërdallë.
Unë kur kam mundur, i kam këshilluar
e ju kam thënë … me akrobaci nuk shkohet larg
si me përçmim më kanë shikuar
e më kanë quajtur edhe të marrë, apo budall.
O bir i zgjuar, që ke ardh nga larg,
unë për ata, që më dëgjojnë,
sa të kem shpirt do kem një fjalë,
por s’ke provuar… kur një tru sorrë, apo kokosh
me kokë përpjetë si kalli bosh, jo vetëm s’dëgjon,
por dhe përbuz , të jep dhe mënd, kthehet këshillon e ndoshta jam plak e më s’e duroj ,
Shumë i penduar zihem me veten
ta shqyeja me dhëmbë, të till i lë të bërbëlisin, hesht, iki larg e s’lodhem më e i them vetes;
“EJ MBYLLE GOJEN, FJALA DO VEND”.