Sunday, April 12, 2026
BallinaVitrina e libritIldije Xhemali -PËR JU TË PAVLERËSUARIT

Ildije Xhemali -PËR JU TË PAVLERËSUARIT

Hiqni mëndjen o shqiptarë
Nga Përputhje e Bigbrathër
Mos ndiqni ju ca zagarë
Ju duan: bosh e trutharë.

Vjen pranvera, s’kërkon leje
Dhe dashuria kur lulëzon.
Virtyt e gjuhë janë mbjellë
Viseve ku shqiptari jeton.

Nga çerdhja zogjtë fluturuan
Se i pazoti ne na drejton.
Gjuhë e ajër Shqipërie
Shpejt a vonë po i harron.

Të përulem t’i moj NËNË
E stërlodhur, por urtë e butë:
“Përgjigjmu shqip bir, bijë
Dil fitimtar në çdo furtunë.”

Dhe TY, MËSUES n’ Diasporë
Zemër, mushkri falur fëmijëve.
Promete modern i Gjuhës tonë,
Përbuz lodhje, urren shtirje!

Thirrja të vjen nga gjaku n’shekuj
“Të mos humb Gjuha Shqipe!”
Sa Martirë për të janë tretur!
Sot je TI, vë themel e ndriçon ligje!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT