Kur asgjë nuk të pëlqen,
kuptim jetës s’i jep dot,
përqafuar me jastëkun
dhe në shpirt një lumë me lot.
Kur rrëzuar je në tokë,
njësh me të edhe të shkelin.
Mos kërko të hapen qiejt
edhe zgjidhjen të të sjellin
.
Çohu mblidhi duart grusht,
hidhi hapat një nga një!
Mbushe veten me kurajo,
se askush s’të jep gjë!
Forcën gjeje brenda teje!
Aty fshihet. Nuk e di?
Të drejtën të ngrihesh prapë,
e ke ti….dhe vetëm ti.