Dua t’kuptoj moshën,
t’i numëroj vitet Ty,
martirja jonë Kosovë,
e shtrenjta Dardani.
Vështroj rrudhat n’ballë
dhe depërtoj në thellësi,
n’genet tuaja t’kristaltë
ku lexoj veçse lashtësi.
Numëroj plagët e shpirtit,
brajat në kocka shënjuar,
kuptoj aty mbejetesën
e këtij gjaku të kulluar!
Përhumbem në mendime
gjerizeve të gjakut që rrjedh,
ç’kuptim ka shtatëmbëdhjeta
e ky Flamur i verdhë?!
Jo, oj Kosova jonë trime
ti e lashta Dardani,
mosha jote është moshë e kësaj toke
e gjaku yt i pastër është shqiptari!
Me gjuhën tënde, gjuhë zotash
e Flamurin e qëndisur, Kuq e Zi,
ti ndërgjegja e vrarë e kësaj Evrope
ke qenë, je dhe mbetesh shqiptari!