Thursday, June 26, 2025
BallinaVitrina e libritHyrije Jusufi -MA LUMTURO MËNGJESIN DARDANIA IM

Hyrije Jusufi -MA LUMTURO MËNGJESIN DARDANIA IM

O rrugët e atdheut tim
Fërkemi shkret mos më mbet
Kohë e keqe në ekzil
E dhimbje e vendit shpirtvrarë të zgjon
Mëngjesit trishtim i falë

Të lutem, bëj diçka për mua
Se borxh më ke mbetur në shaminë e lotëve
Ndër fjalët e shkruara ndër drithërime shpirti
Ma lumturo mëngjesin Dardania ime

Mos ma nxirr lotin se mjaft u bë
Zëri i të pagjeturve do të thaj fjalën në buzë
Mos mi hap plagët se gjakojnë përnjëherë
E gjymtyrët ende nuk u zhbën tërësisht

Kësaj herë do të derdhen në ujëvarën e Mirushës
Për të ujitur tokën Dardane me lotë vëllavrasje
Jooo të lutem
Shqipja një, unike
Kushedi
Mund të ç‘rrënjoset fara e keqe
E hithërat mos të gjenden as për një pite tradite

Të lutem, O Dardania ime përbij dardhat e egra
Se të helmuan ditë për ditë
Fara e keqe
Shartoje trungun e gjenezës së lashtë
Pipthat e reja të lulëzojnë
Ngjyrash ylbere do pagëzohen

Ma fshij lotin
Ma kthe borxhin
Nishan fërkemi im plot dashuri
Dardanisë sime pa dhimbje
Të bukur
Të urtë
Krenare
Fluturo ngjitu qiellit
Atje ku mbi re mund të ngjitesh
E bishën e lë zvarrë hijeqelbur

Fluturo,
Mbështille Dardaninë time në flatrat e tua të gjëra
Madhëria ime
Zgjatu tokë e qiell
Për të përkundur shqipet nga dorë e jotja

Ik, Ik, Ik
Mos të zë belaja
Fluturo mbi dëshirën e shqipes
Dardania ime plot jetë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT