Saturday, February 22, 2025
BallinaVitrina e libritRexhep Shahu-KËSAJ NATE I DUHEN SYTË E TU

Rexhep Shahu-KËSAJ NATE I DUHEN SYTË E TU

I duhen duart e tua fytyrës time që digjet
duart e tua t’më rrëshqasin në fytyrë
ta shkruajnë dashurinë
ashtu siç i duhet një hënë sonte kësaj nate
për të mos e lënë krejt të verbër
të mos thejë qafën nëpër yje të shuar.

I duhen buzët e tua fytyrës time sonte
fryma jote t’më derdhet mbi fytyrë
buza jote buzës time t’ia mbyllë portën e vdekjes
e shpirtin tim ta bëjë puthje
që jeton në ty
veç në ty.

Kësaj nate sonte i duhen sytë e tu.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT