Wednesday, March 12, 2025
BallinaVitrina e libritGjelina Maçi Keci-NË DASHNINË TANDE PANVERË MBIN

Gjelina Maçi Keci-NË DASHNINË TANDE PANVERË MBIN

Me gji nane mëkon jetën
Asnjëherë s’rri në baltë
Se për të mohon vetveten
Goja jote ajkë e mjaltë.

As nuk plakesh, as nuk rrudhesh
Vit më vit je ma e bukur
Në shtrëngata, jo, nuk strukesh
Ke buzëqeshjen më të lumtur.

Porsi gurrë shpërthen dashnia
Në atë shpirt si qelibar
Nëpër krahë ndal mrekullia
Përmas zotit, ke vend të parë.

Të gjitha lulet që mban toka
Nuk e kanë këtë aromë
Të përulet e gjithë bota
Përherë në zemër ti jeton.

.Ti ngroh shpirtin porsi dielli
Ndrit terrin ma shumë se hana
Kur ti lutesh, nigjon qielli
S’ka ma t’bukur se emni nana .

Ty dhe mortja ta ka frigën
Se ti zjarrin ke në shpirt
Ti mund ngricën dhe të ligën
Në dashninë tande lulja mbin.

Me gji nane mëkon jetën
Asnjëherë s’rri në baltë
Se për të mohon vetveten
Goja jote ajkë e mjaltë.

As nuk plakesh, as nuk rrudhesh
Vit më vit je ma e bukur
Në shtrëngata, jo, nuk strukesh
Ke buzëqeshjen më të lumtur.

Porsi gurrë shpërthen dashnia
Në atë shpirt si qelibar
Nëpër krahë ndal mrekullia
Përmas zotit, ke vend të parë.

Të gjitha lulet që mban toka
Nuk e kanë këtë aromë
Të përulet e gjithë bota
Përherë në zemër ti jeton.

.Ti ngroh shpirtin porsi dielli
Ndrit terrin ma shumë se hana
Kur ti lutesh, nigjon qielli
S’ka ma t’bukur se emni nana .

Ty dhe mortja ta ka frigën
Se ti zjarrin ke në shpirt
Ti mund ngricën dhe të ligën
Në dashninë tande lulja mbin.

  • JAM GRUA –
    Jam Grua…
    Qielli e Toka më bekuan në çdo kohë
    Me forcë e mirësi porsi një krua..
    Që bota e gjallë të vazhdojë
    .
    ..Jam Grua..
    Jam kala që rezistoj
    I njoh lotët, por sërish dua
    Deri në frymën e fundit unë luftoj..!

Unë jam sythi që shpërthen
Jam akull, jam dhe zjarr..
E dua jetën si do që vjen..
Për të tjerët jetën time fal.

Jam grua që s’ka mbarim…
Jam lulja që çel në gur
Dhe kur fle jam në zgjim
Rrufetë i pres …
bëhem si mur

Jam Grua..
Jam blerimi që s’njeh kufi
Çdo stinë lulëzon me mua
E mund vdekjen..
…..se lind fëmijë…!!!

Jam grua, jam e brishtë
Me sytë e dhembjes botën..shikoj..
Edhe natën e bëj ditë..
Me dashuri unë shëroj.\
Jam Grua..
Jam Dielli që të ngroh..
Jam dhe Hëna që ndriçoj..
Jam ajo që me djallin luaj ..
Engjëll bëhem e shkatërroj.

PERËNDESHË E DASHURISË
Je perëndeshë dashurie për mbi tokë,
Diell që ndrin dhe kurrë nuk perëndon,
Lind dhe mbron të tërë jetën në botë,
Je lulja që në çdo stinë vetëm lulëzon.

Gjithë artistët bukurisë t’i kanë kënduar
Dorë e zotit nuk ka gabuar në mirësi
Të dha zemër, trup e shpirt të mjaltuar
Je forca e shpirtit, ilaç shërues në dashuri
.
Je pikënisja e mbarë e çdo fillimi,
Kolonë e pazëvëndësueshme e shtëpisë,
Prelud drite në altar dhe vetë bekimi,
Hyjnesha e paqes dhe e harmonisë.

Mëkon fëmijët me qumësht shpirti
Oh, sa zemra burrash rrahin për ty!
Ku prek ti, gjithçka në botë ndriti,
E për djallin je përherë halë në sy.

Me ty pranë shpirti vetëm buzëqesh
Je rrezeartë që shpërthen në ngjyra,
Je simbol i vetëmohimit, mbretëreshë,
Bijë, motër, grua, nënë me të shenjtat fytyra.

Je e dashur dhe binjake me mallin,
Je arkitekte dhe punëtore si bleta
Sytë e tu janë të ngjashëm me zjarrin,
Je nga krijesat me të shtrenjta që ka jeta.

ZEMRA E NËNËS NUK GABON
Mund të mahnitesh nga shtatë mrekullitë
Të shikosh majat me dëborën e bardhë,
Po zemrën e nënës që ëndërron gjitha mirësitë
As në vite e shekuj s’ke për ta parë.

Mund të vënë para mjaltë të ëmbël bjeshke
E të thonë se është më i miri në botë,
Po zemra e nënës që të rreh në të tuat deje
Është aq bujare sa nuk ka tjetër mbi këtë tokë.

Çdo fjalë që shkruaj është si kokërr e frytëzuar
Ma bën mallin si përrua, si lumë a si det,
Ekrani i vogël ma shuan pak syrin e malluar
E dora më dridhet butësisht nëpër fletë.

E kur më flet ti fjala bëhet si shqiponjë
Vjen atje ku fle e kokën tek ti mbështet,
Shpirti i nënës si hëna me yjet që ndriçon
Çdo vështrim bëhet dritë që të mbush jetë.

Kur më flet shpirti rëndë më peshon
Ah, largësia që na ndau në vendet e largëta!
S’është njësoj përqafimi që më dërgon
Të kam në sy ku pikojnë lotët e kristalta.

Nuk e di kush ta shtron bukën e kafenë?
Kush të jep urimin te pragu i derës?
Dashuria e nënës është dielli që shkëlqen
Ka bukurinë e gjelbërimit të pranverës!

GRUA , MOS QOFSH GJETHE VJESHTE !
Si mund të ngresh dorë mbi një grua
Kur në krah të saj ti u bëre burrë?
Sa here në jetë i the e të tha “Të dua “
Sikur ke në vend të zemrës vetëm një gur .

Si mund të vritet ajo që jetë fal në përjetësi?
Është qenie e brishtë, por si stuhi e fortë
Ajo që botën tënde e përkund me dashuri
Është qëllimi më i bukur i jetës në tokë .

O dhimbje, hesht ligji, heshtim edhe ne
Vriten gratë shqiptare si pa të keq përditë
Në qiell të hapur goditen si rrufe
Burrat jetës së tyre shpesh i bëjnë pritë.

Në vendin tënd e në vendin tim
Gruaja mos qoftë një gjethe vjeshte
Të vrasësh atë është më i madhi krim
Edhe pse dikur shumë e deshe .

Në vendin tënd e në vendin tim
Nëse dhunën dikush e kundërshton
Robërimi njerëzor bëhet detyrim
E vetëm me jetë gruaja atë e pagon.

Në vendin tënd e në vendin tim
T’i vrasësh nënën nuk është asgjë
Krejt normale të lesh fëmijën jetim
Jeta të pritet në mes, po bëre zë.

Femër; ti botën e madhe mban në duar
Ndaj mos tolero dhunën mbi ty kurrë
Nuk je lindur për t’u vrarë e masakruar
Ai që dorën ngre mbi ty, nuk është burrë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT