Thursday, July 3, 2025
BallinaVitrina e libritBajram Kallaba-AGULIÇJA

Bajram Kallaba-AGULIÇJA

AGULIÇJA
( Në Ditës së Verës- 14 Marsi )
Magjishëm erdhi nga lashtësia
mbi syprinë bore u ndal
lulja e parë e stinës
fronin e bukurisë ta marr.

Puhi e lehtë në stinën e ndryme
me syrin e mbushur magji
aguliçe e parë pas dimrit qetuar
në kullën time ka hyrë.

Sythat hedhur mbi dëborë
shtatin kanë plot gulqim
rrënjët ngroht dalldisen
diellin e kanë ushqim.

Oh, sa kënaqet syri
mali mbushet aromë
bukurinë ia marrin vashës
e hënës shkëlqimin e plotë.

Ndaj, natyra nisë të gjallërohet
rrezet borën kanë shkrirë
aguliçja e parë kur vonohet
shpirtin ma psherëtinë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT