Mban mend ç’të kam thënë?
Kur loti rrjedh nga syri im.
S’dua fjalë të më thuash.
Kam nevojë për një përqafim.
Nga gëzimi a hidhërimi.
Ndodh që syri edhe loton.
Zjarr e flakë kur ndjen shpirti.
Për dashurinë lotin lëshon.
Loti i dalë nga dashuria.
Është ndjenjë, emocion.
Është “fjalë” nga vetëdija.
Shpirti përqafim kërkon
