Tuesday, March 10, 2026
BallinaVitrina e libritAsllan Miftari-MARSI I ËNDRRAVE

Asllan Miftari-MARSI I ËNDRRAVE

E zbriti këmbën në tokë, Marsi i shumë pritur
Shpresojmë të vij, ndryshe nga Mars-ët e tjerë
Mars të shpërthej në erëra të ngrohta
Mars që sjell të vërtetën Pranverë !

Tej lodhur jemi nga dimra të acartë
Dimra që vetëm dallgë e ngrica sollën
Dimra që ndjellnin nga pas njëri – tjetrin
Dimra që vetëm stuhi e rrebeshe mbollën !

Pranverat e vërteta, askund syri nuk i pa
Tek – tuk ndonjë poet, hidhte vargje në letër
Për vite e vite, vetëm ëndrra mbetën
Pranvera që kurrrë se gjetën vetveten !

Presim që ndryshe të vij kjo Pranverë
Pranverë me lule të bukura si asnjëherë
Lule që na sjellin, të këndshmen erë
Lule që ky vend i ka pa…, – rrallë – herë !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT