Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritMimoza Rexhvelaj-JUGËS QË I KREH...

Mimoza Rexhvelaj-JUGËS QË I KREH…

Më gicilojnë kycet
E krahëve e të këmbëve,
Mbi qerpikët e lagësht
Diamantet dremisin.

Era me krah të thyer
Bën pakt me shkulmet e inatit,
sa herë i shkon nëpërmend
me u matë me brigjet e Matit.

Jugës që kreh brigjet e fëmijëtisë time
nuk i vlerësohet balli i ikjes,
me ç’ka duket e ka neverin e hollë
në mos aq katallan sa kodi i pritjes!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT