Saturday, August 23, 2025
BallinaVitrina e libritGjelina Maçi Keci-PRITJE

Gjelina Maçi Keci-PRITJE

Si mundet syri i pagjumë
Ty pa t’pa, e pa të pasur ngat
Si mundet dora pa të ledhatuar
Kur malli më bëhet shtrat

Une shikoj dhe përtej teje
Ndaj dhe kjo më dhëmb
Kur s’të kam pranë meje
Pritja jote bëhet gjëmb

Të dua sa i pafund qielli
Pjesë pranvere që mungon
Gëzoj në buzëqeshjet e tua
Se zemra për ty prushëron

Ndaj eja se të pres me mall
Trëndafile sa shumë të dua
Ah sa i dua ato mëngjese
Kur më zgjojnë puthjet e tua

Brënda meje kur më flet
Malli sikur ikën një çast
Diten më mbushë plot jetë
Edhe pse ti ndodhesh larg

Do ta bëj detin zemër
Edhe yjet do i bëj muzikë
Ti më je e vetmja femër
Që dhe diellin ma bën shpirt.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT