Flak në shpirt humori i Jugut, sidomos anonimi…
Pena ime arrakate gllënjka gjerb atij burimi…
Ndoshta – ndoshta… arkaike, por shkrihem , kur e kujtoj…
Porsa ndizet muhabeti narrativën e filloj…
Burr’e grua sojëli, të dy kahet derë e parë…
Djalin, djalë për kokë të djalit, frut i tyre protoparë…
Gjallë i jati në të bëra, fshirë e jëma me të tëra…
Pleksur fort e dashuruar, me lastaren syçka shkruar…
Nënë e babë fluturonin, prerë ditën ta martonin…
Hajde – hajde moj sylarë, zemr’e zemrës protoparë…
Fustanin siç ta ka ënda, zgjidhe për zonja të rënda…
Si me turp , atë atje , “ zhapone dhe dekolte “…
Baba vjehrri…, sa e pa : – “ Axhami “ kjo çupkëza…
“ Zhapone dhe dekolte “ , po mëng’e jakë, – ku m’i ke ?!…