Tuesday, March 31, 2026
BallinaVitrina e libritGjelina Maçi Keci-Reflektim

Gjelina Maçi Keci-Reflektim

Mos guxo të përçashë
Në rrokopujën hapa dollapë
Kështu fluturon në ëndrra rinia,
Kush del i pari, kush më prapa,
Kalojnë nëpër djall për tek dashuria.

Ndaj, lojën mos e hiporbolizo
Ka hatërmbetje nesër rrinë bashkë,
Fjalët mirë peshojnë e mos i helmo
Duaje paqen brenda teje dhe jashtë!

Mos i fryjë zjarrit kur ka veç hi
Nuk do shumë shkollë as njohuri,
Ushqeja fëmijës bashkë
me gji

Se Kosova është Shqiptari!

Ka disa fe dhe vetëm një atdhe,
Në zemër s’mundi askush me hy,
Është besa e Gjergj Kastriotit
Në gjak e n’besim të kam edhe ty !

Feja e shqiptarit në vllazni u shkri
E kështu do të mbetemi përgjithnjë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT