Jam e sinqert
Askush s’e beson,
Si për dreq,
Bëhet më keq,
Unë jam vetvetja
Në daç beso
e në daç mos beso
Unë jam kjo.
Po ta gjetën pikën e dobët me qëllim
aty të lëndojnë.
Po të jem e lumtur,
me sy s’më shikojnë,
Mundohen gjithçka të shkatrrojnë,
Me fjalë fyese, ofendojnë
Asnjëherë s’duan të më kuptojnë,
Nuk dinë tjetër vetëm xhelozojnë.
Unë jam e durueshme,
Punët e mija shikoj
Nuk flas keq
Nuk bëj keq
Edhe nëse më sulmoni
Unë prapë qëndroj, nuk ndryshoj!