Varfëria njeriut
zemrën ia copëton
i dhimbsen fëmijët
veç për ta mendon.
Nuk ka veshje të mirë
dhe çorape të vjetra,
këpucët e shkyera
si shkon kështu jeta?!
Deri në mbrëmje
vetëm punë kërkon,
por më në fund
sa për bukë punon.
Gjumi s’e zë natën
nesër si të veprojë,
të shkojë diku larg
ndoshta do të punojë.
Fëmijët e uritur
i dhimbsen shumë,
më mirë të vdes
apo të mbytem në lumë.
Nuk ka fije shprese
diçka për të fituar,
punon e s’rri kot
se duhet jetuar.
Çka më duhet jeta
kështu me mundime,
kurrë s’u ngopa bukë
unë në jetën time?
Fëmijët barkzbrazur
me presin me gëzim,
se tash vjen babai
dhe na sjell ushqim.