Sunday, June 29, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Maria Ajdhoni-KUR LARGOHEM NGA TI

Mimoza Maria Ajdhoni-KUR LARGOHEM NGA TI

Kur largohem nga ti më dridhet shpirti,
si gjethe vjeshte kur era fryn ngadalë,
mbetem e zbrazët, një hije pa dritë,
zemra më flet, por fjala s’del dot gjallë.

Kur largohem nga ti, ditët s’kanë ngjyrë,
çdo hap më dhemb, çdo rrugë më frikëson,
si një zog pa folenë, humbur në një pyll të zymtë,
shikimi yt si dielli i një mëngjesi të ftohtë më mungon.

Kur largohem nga ti, koha nuk ecën,
çdo minutë bëhet vit, çdo çast një mall i gjatë,
e ndjej mungesën tënde si deti pa breg,
si një këngë që hesht para se të marrë frymë prapë.

Por në shpirtin tim je gjithmonë pranë,
largësia s’të zbeh, as koha s’të largon,
se dashuria që ndjej s’ka nevojë për fjalë,
ajo jeton aty ku ti frymon.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT