Sunday, June 22, 2025
BallinaVitrina e libritHyrije Jusufi -FSHATIT TË ARRAVE (ëndërra ime mbrëmë)

Hyrije Jusufi -FSHATIT TË ARRAVE (ëndërra ime mbrëmë)

E vendosa ti bie përqark fshatit
këmbëzbathur betonit, fushave dhe maleve që e rrethojnë
Harlisur
mbi pend të rrëshqas pa prekur ujin
frymarrja ime derdhej bashkë me jargën e dhimbjes së ditës
për fshatin e Afërditës
planet e shtëpive të bukura i shkruaja në qoshen e zemrës së fëmijërisë

Këtu nuk jeton kush, një zë nga perdet e errëta
më tej shtëpisë së imagjinatës
një pllakatë metali gozhduar në derë
“shtëpia në shitje…”!

Rrugëtimit tim në dyluftim i delnin gurë
autokton, me thonjë
në majen e kacipupit u ngjita
i pështyva në fytyrë viteve të vrara
trup arrë gjithandej

Lumi udhëtonte me mua
përmes fshatit derdhet fushave të të mbjellurave në imagjinatë
asnjë përrua nuk çante tokë
mbyllur therrash e gjësende pa vlerë
Aty te ara e madhe nën hijen e plepave
numëronim vijat e shatit
nuk kishte jetë vullneti i jetës
dielli nuk piqte si dikur…

Më tej një zhurmë traktori që më erdhi
sikur të dëgjoja Adele
rrafshonte varre, shkulte gurë me mbishkrim

Më kaploi frika e të qenit njeri
filloi të pikoj,
shiu thonë bereqet
toka e çarë dukej
arrat dimrit i shijojmë, shi në nevojë

Ec, e ec rrugicave e sodit edhe gjethin e rënë
u rash edhe varreve fund e kry
fola me gjyshin e babain për hijen e flamurit
trëndafilave që ngjyrash të bukra janë çelë
po aromë nuk kan
apo gjithëçka e bukur është baraz me varrin!

Njerëzit nuk i pashë
vetëm hije që zgërdhiheshin gjithandej
unë e trishtimi shiheshim sy më sy
kulm, shtëpi pa njeri
ikja më tërheq zvarrë
ta thash dje, sot e nesër
por pse nuk më përgjigjesh vallë…
Arrë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT