Kur dashuria
Kur dashuria,
është e sinqertë,
asnjë stuhi nuk e tund,
as ngrindjet e vogla,
pa shkak,
as xhelozitë,
që lindin orë e çast,
asgjë në botë nuk e ndalon,
kur ajo ka zënë rrënjë
thellë në zemrat
e të dy të dashuruarve,
që çdo ditë sfidojnë
largësinë.
Dashuria është ndjenjë,
nuk është detyrim,
lind në çdo kohë,
asnjë dhe asgjë
nuk e tund një dashuri
të fortë.
Ajo gjithmonë triumfon…