Sunday, June 8, 2025
BallinaVitrina e libritAjete Pavata-Ëndrra nuk e prek ëndrrën...

Ajete Pavata-Ëndrra nuk e prek ëndrrën…

Atëherë
Ëndrrat çka janë
Skllavëri s’janë
S’kisha thanë
As mision
As mjellma që fluturojnë n’procka e n’përrua
jo se jo…
Ndodh të jenë modë
Ku t’a di
Mos janë vetëm fantazma
Ujvarë e mistere
Që aty t’marin me t’mirë
Aty Zotit i’a thajnë tokën
Nise e mere vesh
Kush e di…
As nuk kanë krahë
As guxim
As s’dinë të përkulen
Nuk kanë as besnikëri
Edhe nëse shkatërrohet universi
Ëndrra nuk e prek ëndrrën
Ajo s’të lë të shtrihesh në botën e saj…
Po
Ja që kanë peshë
Peshë të madhe
Që ta thejnë gjumin n’degë qershie…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT