Saturday, June 7, 2025
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-TË HUAJIN E ÇMOJMË, TANËT S’I VLERËSOJMË

Murtez Asllani-TË HUAJIN E ÇMOJMË, TANËT S’I VLERËSOJMË

Është si për çudi
që diçka ka ndryshuar,
të huajin e çmojmë
tanët i përbuzim?!

Çdoherë njeriun e afërt
e rëndojmë me fjalë
dhe pak mendojmë
le të dalë ku të dalë.

Ndërsa me të huajt
kemi shumë butësi,
ta merr mendja
se është tjetër njeri.

Mendoni pak, o njerëz
se kur je në rrezik
yti të mbron,
jo ndonjë armik!

Ne me të huajt
sillemi fort mirë,
por me farefisin
jemi shumë të vështirë.

Deri kur kështu
vëllain ta nënçmojmë,
ndërsa të tjerët
gjithmonë t’i lartësojmë?!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT