Monday, June 9, 2025
BallinaVitrina e libritOsman Berisha Jonës mbesës time

Osman Berisha Jonës mbesës time

(Me rastin e njëvjetorit të lindjes)

Mbesa ime quhet Jonë.
Ende s’flet, por vetëm pisket.
Ende nuk ecën, por sillet në rreth,
Lyp të marrë çdo gjë që sheh.
E kam mbesën, lum e lum,
Mbesën time e dua shumë.
Shpesh e thërras: “Lum e lum!”,
Nga njëherë i them: “Pëllumb”,
I them: “Gjyshi të do shumë!”,
Atë e thërras: “Llokum!”.
E kam çokollatë që e dua shumë.
E kam rrush.

Kur i flas, bën sikur kupton,
Posa ndalem e nuk flas,
Nga prehri im kthen kokën pas,
Sikur do të më thotë: “Fol!”
Shkronja e parë është a-a-a,
Shkronjën e dytë e përzien me të parën, edhe thërret: ba-ba-ba.
Shkronjën e tretë e ngatërron me të parën, ma-ma-ma.
Shkronjat e tjera po i mëson,
Sikur bleta kur lulëzon.

Bën dy hapa në tapet,
Bie në gjunjë e me kokë lart,
Këmbët zvarrë, si bleta në lule.
Vazhdon të rritet,
Dhe kështu, çdo ditë me mesen time,
Zbavitem:
ha-ha-ha… aaaaaaaaa!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT