Wednesday, July 30, 2025
BallinaVitrina e libritDava Gjoka-SHPRESË ...

Dava Gjoka-SHPRESË …

Me ngjyrën e shpresës e lidha jetën
E shpresat kurrë s’i humba
Besova në të vërtetën
Shpesh herë fitova e shpesh dhe t’keqen e munda

Ngjyrën e shpresës zgjodha në jetë
Se shpresa është e fundit që vdes
E dua ,e dua ngjyrën e blertë
E dua se më mban me shpresë

Buzëqeshjen ,shpirtit ,ja vesh çdo ditë
E bashkë me të dhe ngjyrën e blertë
Buzëqesh i them vetes ,veç buzëqesh
Se është e shkurtër krejt kjo jetë

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT