Saturday, June 7, 2025
BallinaVitrina e libritLumni Nimani-E hyjnishmja dashuri

Lumni Nimani-E hyjnishmja dashuri

Nuk vdes kurrë
e hyjnishmja dashuri,
sa të ketë:

Lule aromëmire,
të çiltër e të dëlirë,
që dashuron me pahir,
atë djaloshin ogurmirë,
që nga muzgu në të gdhirë.

Një trandafili lulesh;
me kujdes i druhesh,
e përgdhel dhe i lutesh,
në shpirt thellë që t’i futesh,
të nxitosh, të mos ngutesh,
xhembash kujdes t’i ruhesh.

E që hojës e fton.
Fjala e saj e mjalton.
Me afsh shpirti e përqafon.
Me musht zemre e dashuron,
edhe pa krah e bën të fluturon.

Nuk vdes kurrë
e hyjnishmja dashuri,

sa të dredhët belholla,
aromëftua e kuqe si molla;
goca e çuna nëpër shkolla,
ca flokarta e ca fjolla-fjolla,
me sytë e zi e vetullat e holla.

Sa të ketë:
djem e vasha t’anës Drinit,
vasha e djem prej Dukagjinit,
e vajza të bukura prej Ulqinit,
bardhë bash si vala e Shkumbinit,
që çunit ia bëjnë me bisht të synit.
E…
kur sybukura prej Luginës,
me zë të bukur si të kanarinës
dhe me aromë të trëndelinës,
e do atë djaloshin e Prishtinës,
e puth jo n’sy të botës – por tinëz.

E pehria të ëmbla llapjane;
e cuca të majra shkupjane;
e çika malësore tropojane,
me goca belkëputura Tirane,
e bëhen gati për atë natë kane.
Lum ai që i ka kësmet – ai bir nane!

Me arvanitët e Çamërisë,
me djem burra të Labërisë,
e me shtojzovalle të Toskërisë,
me çuna të pashëm të Gegnisë,
pa harruar as të bijtë e Dardanisë,
ia shtojnë nurin nanë Shqipërisë.

O vajzëri e ju djelmënia,
qëkur në botë u krijua njerëzia,
atëherë lindi e hyjnishmja dashuria.
E ju dëgjoni, e mos i harroni fjalët e mia!
Se s’ka dobi as nga urrejtja dhe as nga zilia.
Kush dashuron: është i bekuar nga Perëndia!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT