Sunday, June 15, 2025
BallinaVitrina e libritMim Marjanaku -" E vjellë"

Mim Marjanaku -” E vjellë”

Hija ime
e stërzgjatur
që më vjen pas,
nuk jam unë.

Kurrësesi!
Ajo gjë e zezë,
pa shpirt,
është vizatim
nga një amator.

Ose,
dikur
kam qenë një hije,
ose
dikur
kam dëbuar një hije,
ose dikur
ke qenë ish-pjesë imja,
e keqe,
që trupi e ka vjellë
100-200 cm larg.
Më shumë s’ka mundur.

Unë jam e bardhë,
e paqtë,
e butë.

Ti nuk ka se si të jesh unë.
Ti je
e paturp,
e paskrupullt,
e pacipë.
Lejon të të shkelin,
të të fyejnë,
të të tallin –
dhe kur mendoj që unë kam qarë për ty…

Po të fal pa ankand.
Le të të marrë kushdo
që të dërgoi te unë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT