Saturday, June 7, 2025
BallinaVitrina e libritAlma Mehmeti -VERBUAR NGA DASHURIA

Alma Mehmeti -VERBUAR NGA DASHURIA

Gjithmonë të ruaja sa herë shkoje,
Nën perde spostuar si nga era,
Nuk desha kurrë të më kuptoje,
Që zemra ime lulëzonte si pranvera.

Nuk të shihja bukurinë e syrit,
As rrobat firmato, as muskujt të formuar,
Por ndjeja fjalën e ëmbël që peshonte,
Në mëndjen time si ferrë ngatërruar..
.
Unë pres të hedhësh i pari hapin,
Në zemrën tënde të mbij, si një lule mbi ferrë,
Tek njëri-tjetri të ndalim vrapim,
Zemrat tona të lulëzojnë si pranverë.

Por jo gjithmonë ndodh kështu,
Ndonjëherë duam,pa marrë përgjigje,
Shëmbëllimi im rrënjosur në sytë e tu,
Shuhet si një krim pa u dënuar nga ligje.

Po ç’krim mund të jetë, të duash në heshtje?
Të gjakosësh zemrën tënde nga ndjenjat?!
Nëse përgjigje nuk do marrësh kurrë,
Ti me lot në zemër do ruash veç shenjat.

Asnjëherë dashuria nuk është barazi,
O të fluturon zemra, ose një zemër “flutur” vjen tek ti,
Shumë herë të verbuar nga shikimi diku larg,
Nuk shohim mrekullinë që të mbin në prag…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT