Sunday, June 8, 2025
BallinaVitrina e libritLindita Prenga-"Shpresë"

Lindita Prenga-“Shpresë”

Kur heshtjen ndrydh, përtej dritës së shpresës
asaj shprese që shpirtin ta tundon në të marrme të diellit.
Të shkrumbon të bën eshkë e pastaj të mbledh në grusht
asaj të mos frymimit gjer në qelizën e fundit të trupit tënd.

E bota zgërdhihet përballë teje me jaranët e turfulluar
nga tërbimi vjeshtak hormonal i ktyre tipareve sporadike.
Asaj të mos ekzistencës së qenjes humane të përbetuar
asaj virgjëreshës me shpirtë të dlirtë kurorë relike.

Kur veten e ndrydh krruspull në vorbullën e mendimeve
e shtrydh përditë mbështjellë me pëlhurën fustanellë shtatit lulemirave.
Ndeshesh me epokën e herojnëve galaneve injorancës pjesë e vetë epokës së frymëzimeve

ndeshesh me dallgët e trazuara të ëndrrave dëshirave dhe kujtimeve .
E ti përsëri me sytë e përlotur që rrëshkasin faqeve brenda vetes valon
valon në damarë prej inatit mërzisë urrejtes pabesisë.
Prej vnerit të mbledhur mu në gjoks shtëllungë
prej dreqërish që të zgërdhihen ditën për diell.

Prap mundohesh të përcjellësh mirësi për ata sy të trishtuar
buzëqeshje çdo ditë për zemrat e thyera nga vetë ne.
Dashuri aty ku është djegur që nga rrënjët e gjitha është shkatëruar
të përcjellësh një tjetër aromë jete
asaj të emëruar “Shpresë për një epokë të re”

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT