Sunday, June 8, 2025
BallinaVitrina e libritNikolle Loka -Mos e kërko parajsën

Nikolle Loka -Mos e kërko parajsën

Larguar prej shenjtërisë,
qielli u çvesh nga e tashmja,
Kashta e Kumtrit po bie
në rrjeta merimangash të mëndafshta,
që në purgator,
thuren së bashku e trashen.

Qielli po kriset nëpër qiellgërvishtëse,
të vdekurit presin radhën…

S’ka udhë nëpër gjumë,
kthesave
me çengela të natës.
Iku pendesa nga një grimë,
shpresa ngjan me një shilarëse.

Vjen një kohë dhe qielli humb qetësinë,
pritet të shfajësohen mëkatet,
s’ke ku të gjesh shpëtim,
pra mos e kërko parajsën!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT