Pse më bën të tilla pyetje,
Ti e di çfarë je për mua.
Se ke hyrë në shpirtin tim,
Qindra herë kam thënë, të dua.
Nëse fjalët s’i kam shprehur,
Ti kam falur me vështrime.
Si s’ke mundur ti kuptosh,
Rrahjet fort thellë zemrës time?
Ç’të thotë zemra ty më tepër,
Kur ti gjuhën si kupton.
Dashuria është e verbër
Dhe nuk flet, por dashuron.