Monday, June 16, 2025
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani -NUSJA E BUKUR

Murtez Asllani -NUSJA E BUKUR

Nusja e bukur
me veshje kombëtare
hidhet në valle
tamam si sorkadhe.

Fytyra i qeshte
trupin si selvi,
dridhej e përdridhej
Oh, sa bukuri!

Sa bukur vallëzonte
kënaqesh duke shikuar,
mos e paftë syri i keq
qoftë gjithmonë e gëzuar!

Në këtë vallëzim
plot nuse të mira,
secila luan më mirë
iu buzëqesh fytyra.

Të lënë mbresa
me vallëzim të bukur,
secila luan më mirë
tamam sikur flutur.

Ju lumtë, oj nuse
dhe paçi shëndet,
këndofshi e vallëzofshi
sa të jetë kjo jetë!

Vallja e juaj e bukur
gazmendin e hijeshoi,
nusja dhe dhëndri
shumë ju falënderoi!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT