Krijimi i stilit, i zërit të veçantë poetik për një poete është një nga kërkesat më të rëndësishme në kontekstin e përfshirjes krijuese me artin e vargut dhe një nga , parametrat më të rëndësishëm në studimin e poezisë dhe poetikës .Disa krijuese e kanë arritur, disa kërkojnë akoma metoda, mënyrën,mjete për të arritur këtë.Lidhur me poetikën dhe prezencën e saj Roman Jakobson thekson se ajo ndjehet atëhere kur fjala me kompozimet e sajme semantikën e sajme formën e brendshme dhe të jashtme përfiton gjithçka dhe vlerën në vetvete.Jakobson ,Roman ,Ç`është poezia ,Tema ,Suplementi,2004,Fjala fq9
Poezia e Barie Çupit ka zërin ,stilin vet ,duke krijuar diskursin saj poetik të dallueshëm e të veçant.
Elementët që e bëjnë të dallueshëm e të veçantë poetikën e saj janë
- tematikat që ajo zgjedh[
Guxo
,Më thoni çfarë isha
,Dheut tim
] -mënyra e kompozimit të poezive [Jam kështu
.Thirrje e heshtur
- narrativa e mikrohistorisë [Pa dritë jete ]
- mjetet që zgjedh e përdor për realizimin e tyre.[E rrejshmja ]
Ajo çka e dallon poezinë e saj është citimi ,një epigram që vjen në fund si shtojcë , si përfundim i poezisë duke mbyllur dhe lexuesin brenda kontekstit të saj .
Ps .padrejtësitë t`i protestoj .Ej ti grua
Poetika e saj është e thjeshtë por e fortë,me fjalë që godasin,që përcjellin jo vetëm kuptimin por kryesisht ndjenjën, emocionin që lë kuptimi.Dhe kjo është pikërisht veçantia e poetikës së saj.
Poezia Nënë…fshije lotin e Barie Çupit është një pasqyrë e ndjeshme dhe e fuqishme e temës së dhimbjes, vuajtjes së femrës ,nënës.E veçanta në poezinë e Çupit është se figura e nënës jepet në zhvillim si një forcë e ndryshimit të vetevetes dhe për rrjedhojë dhe e ndryshimit shoqëror.
Në letërsi nënat,gratë poete sfidojnë rolet tradicionale gjinore, janë ato që përfaqësojnë luftën kundër normave patriarkale dhe të sjellin ndryshimin shoqëror.Nënat veprojnë si luftëtare dhe si katalizatore për ndryshim politik,kulturor e shoqëror.
Poezia ,Nënë…fshije lotin ,
portretizon nënat si figura sa të dashura dhe të fuqishme, aq dhe të prekshme dhe të ndjeshme.
Në poezi shfaqet marrëdhënia e ngushtë emocionale me nënën, duke e portretizuar atë si burim shprese, dhimbjeje dhe falënderimi. ti prej qelibari më kishe pas’arnuar,
vdekje mos me m’pa,nga e një e ligë e përcaktuar.
Poetja dhe nëna janë dy portrete që ndërthuren në strukturën e poezisë, dy figura që bashkëjetojnë në një relacion të thellë emocional, ku nëna është simbol i dashurisë së pamasë, ndërsa poetja është dëshmitarja dhe trashëgimtarja e kësaj dashurie,e forcës së brendshme shpirtërore.
. Krahasim i figurës së nënës në poezinë Nënë .. fshije lotin
të Barie Çupit me figurën e nënës nga autorë meshkuj .
Poetët e mëdhenj gjithmonë kanë shkruar për nënën , për figurën e saj deri në hyjnëzim,jo vetëm si vlerë morale dhe edukative e familjes.Në poezinë e tyre shpesh nëna merr dimesione mitologjike me frymëzime nga vepra e Homerit, nga Bibla apo edhe figura të shquara e personalitete historike si Shote Galica ,Nënë Tereza për të shprehur lidhjet e ngushta shpirtërore edhe përtej jetës reale, në procesin metafizik të krijimit poetik.
Poetët shpesh trajtojnë figurën e nënës në mënyrë idealizuese, simbolike dhe mitologjike, duke e shndërruar atë në një mbrojtëse,të shenjtë deri në figurë hyjnore.
Frederik Rreshpja poeti që kishte një idhull të vetëm, nënën e tij , e ndërton figurën e nënës si simbol shenjtërimi.
Ave , nëna ime /vetëm tek ti kam besuar/zot tjetër nuk kam pasur kurrë, Amen/ F.Rreshpja
Edhe në poezinë e Fadil Krajës kemi figurën e nënës në poezinë emocionuese Cigarja
,
U lexuan letrat/nuk kisha fitu/sepse të 18 –të/ Nanë kishin shkru.Fadil Kraja .
Figura e femrës,nënës në poezinë e autorëve meshkuj ka mbetur si objekt bukurie , dashurie e frymëzimi, ngujuar në rolin e nënës, mëmësisë,në përshkrimin e bukurisë së tyre e vlerave të tyre shpirtërore e morale , në natyrën e tyre të butë, dashurinë e pakufizuar që ato kanë si nëna e motra ,përfaqësime këto simbolike të feminitetit ,instiktit dhe rolit të tyre në mëmësi.
Para se të analizojmë poezinë e autores Barie Çupi duhet të kemi parasysh
Kontekstin historik dhe kulturor në të cilën filloi krijimtaria e saj .
Poezia e Barie Çupi , ashtu si dhe poezia e shumë poeteve në Europë dhe botë të cilat kanë trajtuar këtë temë, ka nxjerrë në sipërfaqe jo vetëm zërin e saj personal,por edhe vetë kontekstin si kohë dhe si histori,pra historinë e përvojës së hidhur të grave duke ndërtuar kështu atë që thotë Proust në Në kërkim të kohës së humbur
, mitin e shoqërisë.M.PROUST ,2008
Lexuesit, kritikët ,njerzit me njerin –tjetrin, rrugëve e kafeneve do të bisedojnë për këtë temë ,do të komentojnë si ndodhi, cili kanal televiziv e dha dhe a dhanë pamje , a kishte gjak, a kishte shenja, duke nxjerrë në pah qoshet e cepat e errëta të shoqërisë .Do të bëhen përpjekje për t`i ndriçuar,por kurrsesi nuk mund të ndriçohen këto errësira të shoqërisë pa çlirimin e grave,pa dëgjuar deri në fund shpirtin e tyre , përvojat e hidhura, traumat shpirtërore, fizike e mendore dhe si kanë ndikuar ato në jetën e tyre.
Le të shohim çfarë thotë poezia e saj për jetën, përvojat jetësore e shoqërore, identitetin femëror dhe reflektimin emocional.
Në poezinë e Barie Çupit nënat jepen personazhe komplekse dhe ambivalente.
Nuk idealizohet, as hyjnizohet figura e nënës , përkundrazi nëna jepet edhe me të meta ,e papërsosur,e dëmtuar psikologjikisht dhe fizikisht për një kuptim më të nuancuar të sfidave e vështirësive të jetës .
sikur diellit tek i presin damarë,
pastaj gjysma trupit,
si e çjerrë mënjanë,
përmbys një pjesë të jetës,
mua ma shkanë ..B.Çupi
Në poezinë Nënë.fshije lotin Barie Çupi edhe pse duket se i jep rëndësi ndjenjës së dhimbjes, humbjes dhe falënderimit ndaj nënës, në të vërtetë vetë poetja në rolin e nënës portretizohet si burim force dhe shprese, por edhe si një figurë që përjeton bashkë me traumat edhe nivele emocionale të thella, personale dhe intime. Edhe pse me një përvojë të vështirë e sfida të shumta gjen forcë dhe i drejtohet nënës së vet , ashtu si çdo i drejtohej vetes së vetë dhe shumë grave , nënave e motra që kanë përjetuar dhunën .
Eksplorimi i dinamikave nënë- bijë.
Në poezi vihet re lidhja dhe mirëkuptimi mes dy portreteve edhe pse në jetën reale kjo marëdhënie haset shpesh e ndërlikuar.
e imja nanë…
sa herë më je dashur,
e nuk të kisha pranë,
fëmijët krahë’qafë,B.Çupi
Temën e konkurrencës e rivalitetit nënë –bijë nuk e hasim në poezinë e saj edhe pse në letërsinë botërore këtë temë e hasim shpesh në poezinë bashkëkohore.
Tematika kryesore në poezinë e Barie Çupit është ajo e vuajtjes së femrës ndaj dhunës ,e dhimbjes, e përjetuar në forma të ndryshme emocionale dhe fizike.
hijesh ecur e ngecur,
përrenjsh gërryeshëm,
unë në heshtje çalë-çalë,
që n’fillim të rrugës m’u gris fustan i bardhë,
por m’u kopsitën sytë e nuk pashë vërdallë.
Këtu përshkruhet një udhëtim i mbushur me errësirë dhe ngecje,mosrezistencë. Hijet përfaqësojnë dhimbjen, frikën dhe errësirën emocionale që shoqërojnë dhunën. “Ecur e ngecur” tregohet ndjesia e bllokimit nga dhuna, pa mundësi për të dalë prej saj.
përrenjsh gërryeshëm
Përrenjtë janë rrjedha të vazhdueshme të dhunës dhe dhimbjes që gërryejnë shpirtin dhe identitetin e gruas. Kjo shprehje përçon idenë se dhuna është e vazhdueshme dhe shkatërruese.
unë në heshtje çalë-çalë
Heshtja është një element që tregon ndjenjën e izolimit, mosndihmës dhe përpjekjen për t’u mbrojtur pa folur, që është shumë shpesh realiteti i grave që përjetojnë dhunë. “Çalë-çalë” simbolizon edhe ndjesinë e dorëzimit ose mungesën e fuqisë për të kundërvepruar.
që n’fillim të rrugës m’u gris fustan i bardhë
Fustani i bardhë është simbol i pastërtisë, lumturisë dhe shenjtërisë së martesës. Grisja e fustanit në fillim të rrugës është metaforë për shkatërrimin e ëndrrave dhe së ardhmes së ndritur që gruaja kishte pritur, si dhe për dhunën që e shkatërron atë në fillim të martesës. Kjo tregon se dhuna është shfaqur që në fillim të marrëdhënies së tyre.
por m’u kopsitën sytë e nuk pashë vërdallë
Këtu shfaqet një ndjenjë humbjeje të shikimit të qartë, të shikimit të realitetit. Sytë që “u kopsitën” simbolizojnë humbjen e shpresës, fuqisë për të parë rrugëdalje dhe për të ndëshkuar dhunën. Ndonëse gruaja është e verbër në atë moment, ajo vazhdon të vuajë në heshtje, duke mos arritur të shohë ndonjë mënyrë për t’i shpëtuar situatës.
Këto vargje janë një shprehje e fuqishme e dhimbjes, vuajtjes dhe izolimit që përjetojnë gratë që vuajnë nga dhuna në marrëdhënie. Vargjet reflektojnë një realitet të errët, rezistencën e heshtur të gruas, e cila përpiqet të mbajë kontrollin ose të mbijetojë duke u mbështetur te shpresa e fundit që sytë e saj nuk janë të verbëruar plotësisht. Poezia shpreh këto ndjenja me një gjuhë figurative të fuqishme që na kujton rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe luftës kundër çdo lloj forme të dhunës ndaj gruas.
fryma krejt s’mu shua,
hapi nuk mu ndal,
një ëndërr mbërthyer më ngrohte si jorgan,B.Çupi
Për femrën dhimbje e madhe dhe traumë shpirtërore e psikologjike është edhe përplasja me opinionin çka jepet në vargjet .
e mira ime nanë…
më neglizhuan,
më përbuzën,
ca më robëruan,
e ca më qasën dëshpëruar,
Njeriu është krijesa që ka një marrëdhënie të dyfishtë me simbolet,kjo sipas një përkufizimi klasik sociologjik.Njeriu mund ti manipulojë ato por edhe mund t
i krijojë.Bauman ,Z.1992.Miti
i letërsisë përbëhet nga shumë parametra.Më i rëndësishmi është se shoqëria-vetëdija përplaset me botën e brendshme të autorit-nënndërgjegjen, e vëzhgojnë atë nga larg ,por kurrë nuk e interpretojnë.
Qasja e interpretimit
mund të jetë sociologjike, letrare, psikologjike.Autorja Barie Çupit tentoi me poezinë e saj të shprehë traumën e shpirtit të saj në mënyrë artistike ,pra i ofron përvojës së saj shpirtërore një shprehje artistike .Por për masën e gjerë të lexuesve, për kritikët e në veçanti për institucionet përgjegjëse,për një pjesë të shoqërisë një grumbull fjalësh nuk do të thotë asgjë specifike.
Poezia është mjet për të ngritur zërin ,për të sfiduar stereotipet .Përmes vargut ,figurave artistike , poezia arrin të krijojë një ndikim intelektual dhe emocional tek lexuesit kur bëhet fjalë për tema dhe kauza siç është ajo e luftës kundër dhunës .
Metafora dhe simbolika:
Qumështi, si simbol i jetës dhe ushqimit, përshkruhet për që treguar një dhimbje të fshehur por të fuqishme.
“Dielli tek i presin damarë” simbolizon ndjesinë e shuarjes së energjisë së jetës që derdhet, duke sugjeruar humbjen e shpresës, të forcës së brendshme.
Përshkrimi i “gjysmës trupit, si e çjerrë mënjanë” simbolizon shkatërrimin, humbjen e integritetit personal
Gjuha që përdoret është e ndjeshme dhe të fuqishme, duke përdorur figura artistike që përforcojnë efektin emocional,
“fshije lotin nanë,” është një thirrje ,gëzimi e fitoreje mbi sfidat, mbi dhimbjen .
, Poezia përmbledh një përvojë të thellë emocionale që lidhet me shkatërrimin e identitetin dhe përhumbjen e ekzistencën si njeri.
-Në poezi është përdorur një kombinim i figurave të forta artistike – metaforave, simbolikës,– për të shprehur temën e dhimbjes së gruas . Nëpërmjet këtyre mjeteve artistike krijohet një efekt i fuqishëm emocional dhe estetik për të shprehur eksperiencat e thella emocionale.
Teksti është i mbushur me metafora të fuqishme si: “fryma krejt s’mu shua,” “një ëndërr mbërthyer më ngrohte si jorgan,” “përrenjsh gërryeshëm,” të cilat përshkruajnë ndjenjat e humbjes, ftohjes dhe dëshirës për ngrohtësi shpirtërore. Metaforat shërbejnë për të përcjellë ndjenjat e thella emocionale dhe për të krijuar imazhe të fuqishme vizuale dhe shprehëse.
- Simbolika e “fustanit të bardhë” të grisur dhe “strehuar ndjenjën” nën çadër, simbolizon humbjen e qetësisë shpirtërore ,dhimbjen e papërballueshëm, si dhe kërkimin për strehë në dashuri dhe paqe shpirtërore.
- Përdorimi i figurës së “dimrit” dhe “stinëvet të ftohta” është një figurë e zakonshme në letërsi për të përshkruar periudha të errëta, të ftohta shpirtërore, dhe është e lidhur me konceptin e stuhisë emocionale që përshkruhet në poezi.
Onomatope dhe tingujt janë përdorur për një efekt më të madh emocional dhe sensorial tek lexuesit,fjalë të cilat krijojnë atmosferën për ta bërë poezinë më të gjallë dhe ndihmon lexuesin të përjetojë ndjesi që I afrohen realitetit dhe përjetimeve të subjektit poetik.
janë gërvishtje lëkure,ç’ka ti m’i quan vragë,
zëri yt kur t’kam larg,është ma i buk’ri mall,
fjalët gërvishtje – vragë,/larg-mall – tingëllojnë me njera tjetrën dhe mbajnë një ritëm në poezi
- Fjala “gërryeshëm” shërben për të krijuar një tingull të fortë, që pasqyron ndjesitë e brendshme të dëmtimit dhe tensionit. Kjo është një teknikë e zakonshme në letërsi për të forcuar efektin emocional.
dimër,dimër,dimër,
stinët mu bënë rradhë,
- Përsëritja e fjalës “dimër” në fillim të strofës është një element stilistik që thekson ndjenjën e izolimit dhe stuhisë shpirtërore. Kjo teknikë është e njohur në poezi si një mjet për të krijuar rimë dhe për të theksuar temën e dhunës ndaj gruas .
Përdorimi i elementëve natyrorë si “dimër”, “stuhitë”, “mullinjt e erës simbolizon faza të ndryshme të psikologjisë së subjektit poetik dhe të rrëfimit.
E parë nga këndvështrimi filozofik kjo poezi reflekton ndjenja të thella të fatit dhe përballja me vështirësitë e jetës,përpjekjet për të gjetur shpresën,forcën të ngjashme këto me temat e Jean-Paul Sartre dhe Albert Camus, ku njeriu sfidon idenë e jetës së paracaktuar nga fati dhe thekson rolin e individit në gjetjen e kuptimit të jetës.
- Motivi i natyrës dhe cikleve:
Ndërthurja e motit dhe stinëve shpjegohet me teorinë e Carl Gustav Jung për ciklet e jetës, duke simbolizuar vdekjen dhe ringjalljen shpirtërore.Në poezi vjen në ndihmë arketipi I Nënës dhe I mëmësisë,për të sjellë ringjalljen e shpirtit pas krizave ekzistenciale dhe ato emocionale.
ti prej qelibari më kishe pas’arnuar,
vdekje mos me m’pa,nga e një e ligë e përcaktuar.B.Çupi
Në poezi nuk mungon prania mashkullore,
pa harruar tim atë që prehet në parajsë,
k’të çast mbretëron,edhe tija uratë.
edhe pse janë duart mashkullore ato që krijuan vragë në trupin e shpirtin e saj.
Disa kanë shpirt të errët nanë,
mu në gji t’i ngulin thonjtë,shpjegohet që hyrje të poezisë.
Si një intelektuale ,mësuese në profesion , poetja godet fenomenin e dhunës , por kurrsesi figurën e shëndetshme mashkullore ,figure të cilës I thur vargje emocionuese në poezinë e saj.
Poetja refuzon të jetë viktimë dhe në vend të kësaj zgjedh të jetë zë i një kauze më të gjerë – kauzës së mbrojtjes së grave të dhunuara dhe të të gjithëve grave që vuajnë në heshtje.
Kjo poezi është dëshmi e fuqisë së gruas që guxon të flasë, të shprehet dhe të kërkojë drejtësi. Ajo sfidon frikën dhe heshtjen kolektive.
Zgjim drite që n’kërthi,
kam pat’si nënvetëdije,
të kaloj shekullore,nëpër vargje poezie. B.Çupi
Përmes vargut poezia bëhet një armë e fuqishme kundër dhunës – një mjet që ngjall ndërgjegjen, që sfidon padrejtësinë dhe që mbështet çdo grua që kërkon të thotë: “Unë jam këtu, unë jam e fortë dhe unë do të flas.”
Kjo poezi tregon se guximi i poetes që të flasë për përvojën e saj është pjesë e një lufte të madhe sociale. Ajo është zëri i gruas që nuk pranon të heshtë .Barie Çupi zgjodhi artin dhe përmes artit vendosi të ndriçojë rrugën drejt një shoqërie të drejtë dhe të barabartë. Kjo poezi është një mesazh i fuqishëm për të gjithë shoqërinë.Gruaja , nëna gjithmonë do të qëndrojnë në fronin e zemrës për forcën e shpirtit dhe të zërit. Janë jo vetëm krijuese të jetës por dhe frymëzimi për një jetë të drejtë e të barabartë .
ndihu ti mes nesh,
Zonja më e randë.
.Kur gratë guxojnë të flasin, ato ndryshojnë botën.
Teuta Sadiku
Nanë…fshije lotin nanë. Barie Çupi
Disa kanë shpirt të errët nanë,
mu në gji t’i ngulin thonjtë,
e qumështi kraharorit të derdhet i bardhë,
sikur diellit tek i presin damarë,
pastaj gjysma trupit,si e çjerrë mënjanë, përmbys një pjesë të jetës,mua ma shkanë.
…
fryma krejt s’mu shua,
hapi nuk mu ndal,
një ëndërr mbërthyer më ngrohte si jorgan,
hijesh ecur e ngecur,
përrenjsh gërryeshëm,
unë në heshtje çalë-çalë,
që n’fillim të rrugës m’u gris fustan i bardhë,
por m’u kopsitën sytë e nuk pashë vërdallë.
…
dimër,dimër,dimër,
stinët mu bënë rradhë,
në një ngërç arsyesh,
iu rrekesha pranverës,
më tirreshin stuhitë si mullinjt e erës,
u ftoh çdo qelizë edhe gjurmëve intime,
poshtë një çadre të grisur,
strehuar ndjenja ime,
në pus rrëzuar,përse unë medet,
kush me më dhanë dorën,a eshtrat me m’i gjet,
kush më thosh’duro,
e kush Zoti e din,
e shkruar e kismet.
…
e imja nanë…
sa herë më je dashur,
e nuk të kisha pranë,
fëmijët krahë’qafë,
të kemi shpirt o mam’
unë përplasur buzë e përtypur ndër dhambë,
më shkundi një forcë e randë sikur tërmeti,
atëherë mbi qerpikë erdhi m’u ul dielli,
zhytur nëpër dallgë,
fati po lëkundej
me një kambë në varr,
unë mëngjesit falesha,të vinte i mbarë.
…
e mira ime nanë…
më neglizhuan,
më përbuzën,
ca më robëruan,
e ca më qasën dëshpëruar,
por mendjen s’ma blenë dot,
e forcën time sesa rritej dot se kontrolluan,
ti prej qelibari më kishe pas’arnuar,
vdekje mos me m’pa,nga e një e ligë e përcaktuar.
Hiqe frikën nanë,fshije lotin bërë rrebesh,
gëzohu tani,
më shiko,
unë po qesh,
më shumë se kurrë ndihu nan’mbretëresh.
Zgjim drite që n’kërthi,
kam pat’si nënvetëdije,
të kaloj shekullore,nëpër vargje poezie.
…
e mira ime nanë,
janë gërvishtje lëkure,ç’ka ti m’i quan vragë,
zëri yt kur t’kam larg,është ma i buk’ri mall,
k’to fjalë ia dedikoj lutjes tande t’artë,
e fëmijëve të mi,që më mbajtën gjallë,
mundit e merakut që do kish’çdo nanë,
ku rrjedh gjaku im,
ethe mos me lanë,
pa harruar tim atë që prehet në parajsë,
k’të çast mbretëron,edhe tija uratë.
Nanë…
e mira ime,
e ambla ime,
më fal në t’kam lodhur e lemza në t’ka zanë,
ndihu ti mes nesh,
Zonja më e randë.